U godit nga rrufeja, vila dykatëshe në Dimal bëhet shkrumb e hi (Video)

16 August 2022, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U godit nga rrufeja, vila dykatëshe në Dimal bëhet shkrumb e hi
Vila dykatëshe në Dimal bëhet shkrumb e hi

Një vilë dykatëshe është goditur nga rrufeja, në fshatin Drenovicë në Dimal.

Në momentin që ndodhi ngjarja, pjesëtarët e familjes Golemi kanë qenë në katin e parë të vilës, dhe të gjithë kanë dalë nga banesa pa lëndime, të ndihmuar edhe nga komshinjtë.

Zjarri u lokalizua dhe flakët e zjarrit tashmë janë shuar plotësisht por shtëpia ka pësuar dëme të mëdha, sidomos në katin e dytë që është djegur plotësisht.

Siç shihet edhe në video, kati i dytë është bërë shkrumb e hi, duke lënë në qiell të hapur familjen që jetonte aty.


Video