Noizy flet për herë të parë për plagosjen e Denis Dollapit

16 August 2022, 20:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noizy flet për herë të parë për plagosjen e Denis
Përqafimi mes Noizyt dhe Stresit dhe Denis Dollapi në gjendje kome

Noizy ka folur për herë të parë për plagosjen e Denis Dopallit që ka ndodhur vite më parë.

Sipas tij, fansat e dy grupeve ku bënin pjesë Noizy dhe sot miku i tij, Stresi, janë zënë duke degraduar deri në përplasje fizike.

Fatkeqësisht njëri prej djemve, fans i Stresit është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.

“Është për të ardhur keq,” – tha për Euronews Albania, ndërsa shtoi se të tilla gjëra nuk do i donte në biografinë e tij.

Fajin për gjithçka ia vuri moshës, duke argumentuar se sot është njeri tjetër dhe gjërat mes kolegëve janë qetësuar plotësisht.

 


Video