Policia ka informacion se është kthyer, kush është "i forti" i Elbasanit që po shijon lirinë në Dubai, babai iu shpall në kërkim

17 August 2022, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia ka informacion se është kthyer, kush është "i
Sokol Sanxhaktari, Nuredin Dumani dhe Florenc Çapja

Deri më sot, të gjithë e dinin se i shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja shijonte lirinë e tij në Dubai, për të shkak të mospatur të një marrëveshje ekstradimi mes shteteve, por së fundmi, autoritet policore kishin marrë një informacion se ai është rikthyer në Shqipëri.

Kjo ka bërë që Policia e Elbasnit të ushtrojë kontrolle në këtë gjitha pronat e familjes së tij. Një prej tyre që është kontrolluar ka qenë edhe servisi i 64-vjeçarit Fejzullah Çapjas, babait të Florencit.

Uniformat blu nuk e gjetën aty "të fortin" e Elbasanit, por gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan: një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 Prill të vitit 2019; dy targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 Qershor të vitit 2020; fishekë luftarakë; një aparat celular; një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Policia dyshon se objektet e gjetura në servis do të përdoreshin për ngjarje kriminale, duke e shpallur në kërkim babain e tij dhe duke i ngritur tre akuza, ku një prej tyre është  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Por, kush është Florenc Çapja?

Ai është shpallur dy herë në kërkim, por ende nuk i ka provuar qelitë e burgjeve shqiptare.

Fillimisht ai u shpall në kërkim një vit më parë si porositës i vrasjes së dyfishtë të Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja (tashmë i arrestuar) ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoni për të humbur gjurmët.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Më 27 Maj të vitit 2021, ai u ndalua në Dubai, por u la sërish i lirë, pasi mungonte një marrëveshje ekstradimi me shtetin shqiptar.

Këtë vit, ai u shpall sërish në kërkim për herë të dytë në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë" pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. 

Lidhur me këtë ngjarje, SPAK i ka komunikuar akuzën në burg Ervis Çaushllari ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari”. Çaushllari dhe Florenc Çapja janë shokë me njëri tjetrin dhe sipas dëshmisë së Nuredin Dumanin ata kanë dashur të ekzekutojnë me pagesë, Sokol Sanxhaktarin.


Video