Ndryshime në nivele drejtuese në Policinë e Shtetit (Emrat)

16 February 2022, 14:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndryshime në nivele drejtuese në Policinë e Shtetit (Emrat)
Gledis Nano, drejtori i Policisë së Shtetit

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka firmosur ndryshime të tjera në rang drejtuesish në policinë e Shtetit.

Burime për VoxNews.al, Oltion Bistri është emëruar drejtor i Drejtorisë së Operacionale te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Tiranës. Bistri zëvendëson në këtë post Bujar Ahmetin i cili është transferuar në krye të Drejtorisë për Mbrojtjen e Dëshmitarëve.

Bistri ka mbajtur një sërë postesh në qarqe të ndryshme të vendit duke nisur nga Tirana ku ka qenë shef në Komisariatin numër 2 më pas drejtor në Durrës dhe së fundmi në Lezhë.

 


Video