Drogë, armë e municion luftarak, kush janë tre të arrestuarit në Korçë (Emrat)

16 February 2022, 09:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Drogë, armë e municion luftarak, kush janë tre të

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart”, ku në pranga janë vendosur 3 persona.

Burime zyrtare të uniformave blu bëjnë me dije se janë sekuestruar 70 kg kanabis, një armë zjarri automatike, një krehër me municion pa leje dhe një peshore elektronike. Në vazhdën e këtij operacioni janë arrestuar: Ertin Hoxhalli , 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove), Kastriot Hoxha, 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe Zarif Beqiri, 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Video