Projektligji/ Zyrtarët të paguajnë vetë dëmin që i shkaktojnë buxhetit të shtetit

15 February 2022, 13:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Projektligji/ Zyrtarët të paguajnë vetë dëmin që i
Zyrtarët të paguajnë vetë dëmin që i shkaktojnë buxhetit të shtetit

Zyrtarë të të gjitha niveleve duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit, pasuritë publike, etj,  për shkak të veprimeve të tyre të paligjshme, mosveprimit, shpërdorimit të detyrë apo aferave korruptive. Kështu parashikon një projektligj i depozituar në Kuvend në 8 shkurt 2022 nga deputeti Bujar Leskaj.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe njësisë e auditimit të brendshëm konstatojnë çdo vit dëm ekonomik, të ardhura të munguara dhe keqmanaxhim të pasurive publike me kosto qindra milionë euro, dëm i cili nuk rikuperohet, pasi një kompetencë të tillë e ka vetëm gjykata, një procedurë që zgjat me vite dhe madje me dekada.

Ky projekt ligj i siguruar nga VoxNews.al, synon që të ngarkohen drejtpërdrejtë me faturën e kthimit të parave në buxhetin e shtetit, zyrtarët që kanë shkaktuar dëmin ekonomik. Nga ky projektligj për përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë, përjashtohen vetëm gjyqtarët dhe prokurorët.

Neni 13 i ligjit parashikon që përgjegjësisë financiare nuk do t’i shpëtojnë as ish zyrtarët, pra funksionarët që janë larguar nga detyra, por që dëmi financiar i shkaktuar prej tyre, zbulohet pas largimit nga detyra.

 

 


Video