Megaoperacion kundër trafikut në disa shtete të Europës, arrestohen 37 shqiptarë

15 February 2022, 13:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Megaoperacion kundër trafikut në disa shtete të Europës,

Një operacion policor është zhvilluar paralelisht në Belgjikë, Spanjë, Itali, Holandë duke bërë të mundur arrestimin e 37 personave.

Në Spanjë janë arrestuar 7 shqiptarë dhe janë sekuestruar 19 mijë rrënjë marijuan, ndërsa janë zbuluar dy plantacione me drogë, një në Barcelonë dhe Gerona.

Hetimi nisi shtatorin e kaluar kur agjentët, falë kanaleve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar, u gjetën dy plantacione të mëdha marihuane në një zonë pyjore të Katalonjës, që me sa duket do të menaxhoheshin dhe mbroheshin nga një organizatë kriminale me origjinë shqiptare.

Ndërsa në Bruksel policia ka bastisur disa shtëpi duke arrestuar 30 persona.

Si objektiv i këtij operacioni thuhet se ka qenë goditja e trafikut të ndërkombëtar të drogës dhe armëve.

 


Video