Rama nga SHBA: Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e tij

16 February 2022, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama nga SHBA: Shpallja non grata e Sali Berishës është

Pas takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin në këtë vizitë. Takimi u mbajt në Ambasadën shqiptare në Washington, ku Rama ka konfirmuar se 'Blinken i kishte dhënë pëlqimin për vijimin e kësaj nisme"

Kryeministri Edi Rama mbajti sot nga Washingtoni një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, pas takimeve të djeshme me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken. Rama i pyetur për shpalljen non grata te ish kryeministrit Sali Berisha, tha se vendimi i SHBA “eshte merite 100% e Berishës”.

“Shpallja non grata e Sali Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. për të gjitha ato që ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa integritet dhe një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve.

Këto janë vendime që merren me procese të mirë përcaktuara dhe nuk kanë asnjë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do të loboheshin kaq kollaj do ishin peng i diktaturave dhe regjimeve. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodhë., SHBA kanë tjetër qasje dhe tjetër mënyrë funksionimi. Është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe akoma më për të ardhur keq janë ata që e besojnë. Çështjet e Sali Berishës janë të së shkuarës”, tha Rama.


Video