Ndodhej në lokalin e të atit kur makina erdhi nga rruga dhe e përplasi. Ky është 6-vjeçari që humbi jetën në Tiranë

4 June 2023, 09:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndodhej në lokalin e të atit kur makina erdhi nga rruga dhe e
6 - vjeçari Sh.Kabeta

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Bërxullë.

Një fëmijë 6 vjeç me inicialet Sh.Kabeta humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.

I mituri ishte ulur në një tavolinë në lokalin e të atit kur dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe më pas njëra prej tyre me fëmijën. Për fat të keq vogëlushi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmitarëve, njeri prej shoferëve ka qenë me 160km/h kur e ka përplasur të miturin të cilin e ka dëmtuar në pjesën e kokës.

Ngjarja ka tronditur familjarët por edhe banorët e lagjes. Ata fajësojnë drejtuesit e mjeteve për aksidente të tilla por po ashtu mungesën e barrierave mbrojtëse.

Policia po punon për zbradhjen e rrethanave të aksidentit.


Video