DETAJE/ Para 4 ditësh ishin kthyer nga SHBA, 24-vjeçari në Përmet nënën e mbyti me plastmas

4 June 2023, 08:26Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DETAJE/ Para 4 ditësh ishin kthyer nga SHBA, 24-vjeçari në
Foto ilustruese

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Përmet, ku pasditen e djeshme një 24-vjeçar mbyti nënën e tij.

Mësohet se Albi Muhollari vuante nga depresioni dhe në momentin që kreu aktin ka qënë në gjendje të rëndë depresive.   

Familja jetonte në SHBA dhe 4 ditë më parë ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

Ata shkuan në vendin e lindjes Përmet, ku i riu me një plastmas që kishte gjetur mbyti nënën e tij. Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë nga ana e djalit, si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

 


Video