Ndahet nga jeta babai i biznesmenit Gaz Demi

2 May 2024, 19:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta babai i biznesmenit Gaz Demi
Gazment Demi

Është ndarë nga jeta Resul Demi, president nderi i klubit të futbollit Partizani, babai i biznesmenit Gazment Demi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Partizanit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Mesazhi  FK Partizanit:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Resul Demi Presidenti i nderit dhe babai i presidentit të FK Partizani Gazment Demi. Klubi Partizani është pranë familjes Demi në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht përcjellim ngushëllimet më të sinqerta Familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

I paharruar do të mbetesh presidenti ynë…

U prehsh në paqe Resul Demi

Ndahet nga jeta babai i biznesmenit Gaz Demi
Resul Demi

Video