“Na ka sjellë KRYEBASHKIAKU”/ I morën 40 mijë euro, si e zbuloi biznesmeni shkodran se ishte mashtruar nga pesë persona? (Zbardhet ngjarja dhe kush është “koka e grupit”)

12 January 2026, 11:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Na ka sjellë KRYEBASHKIAKU”/ I morën 40 mijë euro,
Tonin Marinaj

Grupi prej pesë personave që mashtruan biznesmenin shkodran, 3 prej të cilëve të arrestuar, dyshohet të jenë pjesë e grupit të të shumëkërkuarit po për mashtrim, Florian Gjergji.

Të dielën policia arrestoi Krenar Toromenin, Ilia Gjinin dhe Artur Lecinin, të cilët e kishin marrë biznesmenin në aplikacionin ‘Viber’ me një numër të paregjistruar dhe i ishin prezantuar si miku i ngushtë i Tonin Marinajt, kryetarit të bashkisë në Malësi e Madhe.

Të arrestuarit i kanë kërkuar shumë prej 40 mijë euro, me pretendimin se do ua çonin Marinajt dhe ai do ia kthente brenda pak ditësh.

Sipas biznesmenit, paratë ua ka dhënë me mirëbesim dhe në mbrëmje pasi ka marrë Tonin Marinajn në telefon për ta pyetur nëse i kishte marrë paratë, ka kuptuar se ishte mashtruar.

Pasi bëri kallëzimin në polici, autorët u identifikuan nga kamerat e një biznesi pranë Rinasit, ku edhe ishin dhënë paratë.


Video