Plagosen shqiptarët babë e bir në Greqi, tre persona hapin zjarr para biznesit të tyre

12 January 2026, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Plagosen shqiptarët babë e bir në Greqi, tre persona hapin zjarr

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së hënës në zonën Agios Dimitrios në Greqi.

Mediat greke bëjnë të ditur se u plagosën pronari i një restoranti suvlaki, 70 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, dhe djali i tij 39 vjeç.

Sipas policisë, rreth orës 02:40, tre persona mbërritën me makinë pranë biznesit në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe hapën zjarr.

70-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë.

Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u gjetën katër gëzhoja.

Autorët u larguan menjëherë nga zona me automjet në drejtim të panjohur. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes i ka marrë në dorë policia greke, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë speciale të krimeve të rënda.


Video