Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

12 January 2026, 10:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplas këmbësorin

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:50, në rrugën “Gjeneral Nikols”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video