
Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.
Gjatë një dite të përbashkët aksioni, ku u përfshinë rreth 350 oficerë në terren, 30 të dyshuar u arrestuan dhe 31 lokacione u kontrolluan.
Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete. Europol ofroi mbështetje operacionale në vend duke dërguar specialistët e tij në Itali dhe Shqipëri.
Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.
Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.
Më poshtë janë 21 emrat për të cilët SPAK kërkon arrestimin, 15 tashmë prapa hekurave.
Lista më poshtë
Braniol Liço alias Branjol Liço alias Braniol Ago
Gernard Beu alias Gernard Liço alias Gernard Ago
Emirajana Beu
Dorian Beu
Syrjan Tola
Igli Lala alias Oltion Lala
Ramazan Grada
Florid Vukaj
Gjergj Zefi
Renato Zefi
Rexhep Dallupi
Alfred Luli
Saimir Prenga
Lorik Prengaj alias Fabio Prenga
Françesko Çeçi alias Francesko Ceci
Ilir Duro
Lulzim Selimi
Dhimitër Nina
Eledjo Dedej
Enkeleda Bakalli