Skandali/ Vrasin me çifte kalin në një biznes agro-turizmi në Ersekë

26 Janar 2023, 13:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Skandali/ Vrasin me çifte kalin në një biznes agro-turizmi

Vrasja e kafshëve po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësim në vendin tonë. Persona, të cilët rrallë herë identifikohen dhe dënohen sipas ligjit, vrasin si pa të keq kafshët.

Rasti i fundit ka të bëjë me vrasjen me armë zjarri të një kali në një biznes agro-turizmi në Ersekë.

 “Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme. Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur.

Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme.

Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë.

I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik”, shkruajnë me trishtim fermerët në Facebook.


Vox Pop

Video