Çmontimi i 38 kamerave spiune në Shkodër, shoqërohen 5 persona

26 January 2023, 11:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Çmontimi i 38 kamerave spiune në Shkodër, shoqërohen 5

5 persona janë shoqëruar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit "Fijet", pas heqjes së 38 kamerave të tjera të sigurisë në 3 lagje të qytetit.

Asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, teksa sërish mbetet problematik gjurmimi i serverave të këtyre kamerave të jashtëligjshme.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se do të ketë sërish aksione për pastrimin e zonave të tjera nga kamerat që dyshohet se janë vendosur nga eksponentë të grupeve kriminale.

Në fokus do të jenë disa lagje të tjera, madje policia ka dyshime se kamera të paligjshme, të cilat po verifikohen, të jenë instaluar deri në afërsi të qendrës së Shkodrës.


Video