Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Prej 2 ditësh, familjarët kanë humbur kontaktet me një 78-vjeçar që kishte dalë nga shtëpia për peshkim. Teksa kanë nisur kërkimet, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Njoftimi i policisë
Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.