I zhdukur prej katër ditësh, gjendet i mbytur në përrua 49-vjeçari

25 January 2023, 22:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I zhdukur prej katër ditësh, gjendet i mbytur në përrua
Ilustrim

Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë mbrëmje në një përrua në Fushë Arrëz.

Për shtetasin me iniciale V.K., familjarët kishin raportuar në polici se kishin humbur kontaktet me të prej katër ditësh.

Pas kërkimeve në zonë, ai është gjetur i mbytur në përroin e fshatit Fierzë.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se 49-vjeçari ka rënë aksidentalisht në ujë.


Video