Mos klikoni link-et e dyshimta! Policia e Shtetit ngre alarmin për vjedhjen e llogarive WhatsApp

28 July 2026, 09:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mos klikoni link-et e dyshimta! Policia e Shtetit ngre alarmin për vjedhjen

Policia e Shtetit ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për një valë tentativash mashtrimi kibernetik që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive në WhatsApp.

Sipas njoftimit, autorët dërgojnë mesazhe me linke të rreme dhe, pasi bindin përdoruesit të japin kodin 6-shifror të verifikimit, arrijnë të regjistrojnë llogarinë në një pajisje tjetër.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, të mos ndajnë kodin e verifikimit me askënd dhe të aktivizojnë verifikimin me dy hapa për të mbrojtur llogaritë e tyre.

NJOFTIM PËR QYTETARËT
Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.
Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.
Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.
Policia e Shtetit këshillon qytetarët:
* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;
* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;
* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;
* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.
Mbroni të dhënat tuaja!
Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.

 



Video