Pas përplasjeve te Parlamenti, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!

27 July 2026, 20:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas përplasjeve te Parlamenti, qytetarët mblidhen në sheshin
Tiranë

Protestat e qytetarëve në Tiranë kanë hyrë në një fazë edhe më të intensifikuar, teksa lëvizja ka shënuar ditën e 58-të të saj.

Pas protestes të mbajtur paradite përpara goditjes së Kuvendit, qytetarët janë mbledhur serish në Sheshin “Skënderbej”, ku do te marshojne me pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion kryesor Kryeministrinë.

Të mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit, protestuesit kanë ngritur sërish zërin përmes thirrjeve dhe pankartave, duke kërkuar reagim institucional dhe plotësimin e kërkesave të tyre. 

Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm kanë theksuar se protestat nuk do të ndalen deri ne plotesimin e kerkesave te ngritura  gjatë këtyre 58 ditëve të rezistencës qytetare. 


Video