Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!

27 July 2026, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni
FOTO: Protestuesit

Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Në lidhje me protestën e ditës së sotme para Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë, qytetarët kanë lënë një mesazh.

"Ndalni dhunën", kanë shkruar ata në bulevard, para se të nisin marshimin. 

Mesazhi është vendosur në hapësirën ku prej javësh zhvillohen protestat kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë akuzuar policinë sot për përdorim force ndaj qytetarëve.

Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni
"Ndalni dhunën", kanë shkruar ata në bulevard, para se të nisin marshimin!

“Rama në burg Berisha në burg “, “Shqipëria kërkon Revolucion”,”Ju erdhi fundi”, këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.


Video