A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Pas hedhjes së molotovëve dhe gazit lotësjellës, Kryeministria është rrethuar nga ekspertët si “skenë krimi”.
Në zonën rreth godinës janë vendosur shiritat e verdhë, ndërsa ekspertët kriminalistë janë në terren.
Protestuesit, në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, hodhën molotov dhe sende të forta drejt kryeministrisë, ndërsa më pas u shpërndanë nga policia që përdori gaz lotsjellës.
Protestuesit më pas afruan në drejtim të godinës së Kuvendit.