Mijëra shqiptarë "NDEZIN" Londrën për Pavarësinë, disa të arrestuar (FOTO+VIDEO)

29 November 2023, 08:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mijëra shqiptarë "NDEZIN" Londrën për
Shqiptarët në Londër

Mijëra shqiptarë kanë zbritur mbëmjen e djeshme në qendër të Londrës për të festuar ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

“Dailymail” shkruan se rrugët rreth Westminsterit u bllokuan nga qindra shqiptarë që valëvitnin flamuj dhe ndiznin fishekzjarre. Shqiptarët teksa me krenari festonin 28 Nëntorin nxorën nga garazhet makinat e tyre luksoze, teksa kanë ngritur “në këmbë” qytetin me zhurmën e burive.

Policia Metropolitane konfirmoi se janë arrestuar disa shqiptarë, të cilët kanë hedhur fishekzjarre si dhe kanë qëlluar me shishe drejt policëve.

Policia lëshoi ​​një urdhër që shqiptarët të largoheshin nga rrugët e Londrës qendrore, por ata nuk i janë bindur urdhërit dhe kështu janë bërë disa arrestime për bllokimin e rrugëve dhe prishjen e qetësisë publike.

Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregojnë demonstruesit shqiptarë që bëjnë paradë me makinat e tyre dhe flamujtë mes Londrës.



Video