Një gjykatë irlandeze ka dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar, i kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Xhevair Ibraj u kap në vitin 2020 nga policia irlandeze teksa po transportonte një qese me kokainë. Ai u ndalua teksa ishte duke udhëtuar me makinë, kur policët i kërkuan t’i jepte qeset që kishte me vete.
Fillimisht ai hezitoi duke u dhënë atyre një qese me patate, më pas një çantë supermarketi, dhe në fund u dorëzoi edhe qesen brenda së cilës kishte kokainë me vlerë 139,000 euro.
Shqiptari ka 14 vite që jeton dhe punon si mekanik makinash në Irlandë, ku ka edhe gruan edhe dy fëmijë.
Gjykatësi tha se po e dënon 42-vjeçarin shqiptar me 2 vite burg ër përfshirje me ose pa vetëdije në një krim të rëndë.