Zbulohet një prej fabrikave më të mëdha të kanabisit në Skoci, drogë me vlerë 1.2 milionë paund

28 November 2023, 16:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet një prej fabrikave më të mëdha të kanabisit
Fabrika e kanabisit e zbuluar në qytetin skocez

Një prej fabrikave më të mëdha të prodhimit ilegal të kanabisit është zbuluar në Kufirin e Skocisë, në qytetin e vogël të Selkirk.

Autoritetet thonë se një fabrikë e braktisur tre katëshe në këtë qytet ishte shndërruar në një ambient gjigant për kultivimin e bimëve narkotike. Brenda saj u gjetën qindra rrënjë kanabisi me një vlerë në treg rreth 1.2 milionë paund.

E ndërsa e gjithë zona është rrethuar me shiritat e policisë, ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Policia dyshon se në këtë aktivitet ilegal ka shqiptarë të përfshirë.

Muajin e kaluar, më shumë se 400 bimë kanabisi u kapën nga policia, disa kilometra larg në drejtim të kundërt, në Haëick. Dy burra nga Shqipëria u prangosën nën akuzën e kultivimit të kanabisit.


Video