Prokuroria e Tiranës vendos pushimin e çështjes për vdekjen e 32 vjeçarit, Lear Kurtit.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga mbidoza e lëndës narkotike.
Sipas ekspertizës së mjekësisë ligjore, kërkesa e prokurorisë së bashku me rezultatet e hetimit është dorëzuar në gjykatë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Mbidozim (Helmim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.
Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).
Kujtojmë se 32-vjeçari, Lear Kurti, vdiq në duart e policisë së Tiranës në një ngjarje të ngjashme me rastin e Klodian Rashës.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore tha fillimisht se i riu u ndoq e u ndalua në rrugë dhe u ndje keq gjatë shoqërimit në komisariat e më pas vdiq në spital.