LIVE: Festa nuk mbaron, 500 artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi ngjiten në skenën e "Folk Fest"

28 November 2023, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
LIVE: Festa nuk mbaron, 500 artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e
Folk Fest

Rreth 500 artistë nga të gjitha trevat e shqiptarisë do të ngjiten mbrëmjen e sotme në një koncert në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, qindra vallëtarë, këngëtarë nga shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë dhe zonave arbëreshe të Italisë së Jugut do të performojnë mes motiveve patriotike në “Folk Fest”.

Pamjet e këtij koncerti që përmbyll festën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë i transmeton “live” në Facebook kryeministri Edi Rama.

“Folk Fest, koncerti që bashkon shqiptarët! 500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët bashkë në skenën e shqiptarisë”, shkruan Rama në Facebook.


Video