Merrnin ryshfet nga guroret në Tomorr, arrestohen dy punonjësit e IKMT-së

18 July 2023, 22:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Merrnin ryshfet nga guroret në Tomorr, arrestohen dy punonjësit e
Gurore në Tomorr, foto ilustruese

Dy punonjës të IKMT-së Tiranë janë arrestuar pasditen e sotme nga policia.

Mësohet se ata janë arrestuar banesat e tyre në qytetin e Tiranës dhe janë sjellë në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat, pas masës së sigurisë “arrest në burg” që është dhënë sot nga gjykata.

Bëhet fjalë për shtetasit E.B dhe A.D, të dy inpektorë të IKMT-së, të cilët akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

Këta dy persona ishin në hetim penal nga Prokuroria e Beratit që prej vitit 2021. Nga hetimet e kryera me metoda proaktive, përgjime, vëzhgime etj ka rezultuar se dy punonjësit e IKMT-së shkonin për kontrrolle në shumë subjekte të përpunimit të pllakave të gurit dekorativ në Malin e Tomorrit dhe në këmbim të vlerave monetare që merrnin nuk mbanin asnjë akt-konstatimi për shkeljet e evidentuara nga firmat e gurit në Tomorr.


Video