Dalin pamjet e aksidentit horror në Greqi, në makinë ishin pesë shqiptarë të punësuar në fermat e vendit fqinj (FOTO-VIDEO)

18 July 2023, 21:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin pamjet e aksidentit horror në Greqi, në makinë ishin
Makina me targa shqiptare u përplas me kamionin

Mediat në Greqi kanë publikuar pamjet e aksidentit fatal me pesë viktima, të dyshuar shtetas shqiptarë, makina e të cilëve u përplas me një kamion.

Sipas medieve greke, makina ka devijuar në krahun e kundërt të trafikut duke u përplasur me kamionin. Të pestë personat që ndodheshin në bord, kanë ndërruar jetë.

Dalin pamjet e aksidentit horror në Greqi, në makinë ishin

Nga pamjet dallohet makina tip “Benz” me targa “AA 989 MU” që është shkatërruar plotësisht deri në pjesën e sediljeve të pasme.

Sipas informacioneve, të pesë personat janë me origjinë shqiptare të cilët punonin në fermat e zonës dhe ishin nisur për në Mavrovouni Skydra. Shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë në mesin e viktimave, janë të moshës 54 dhe 44 vjeç.

Zjarrfikësja e Edessa-s është thirrur në vendngjarje, për shkak se makina është deformuar plotësisht nga përplasja e fortë, dhe është e pamundur nxjerrja e trupave.


Video