Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Një depozitë me naftë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Amonicë të Vlorës.
Në vendngjarje kanë shkuar tre zjarrfikëse nga Vlora dhe Selenica. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Aktualisht raportohet se flakët janë vënë nën kontroll, duke bërë kështu të mundur ndalimin e përhapjes së tyre në bimësinë përreth.
Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një bisht cigareje i hedhur gabimisht.