Gjykata e Posaçme ka dhënë masat e sigurisë "arrest me burg" për 9 të arrestuar nga mega-operacioni i SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.
Konkretisht janë lënë në "arrest me burg", Naim Stafuka, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, si edhe një tjetër.
Avokatët mbrojtës kërkuan që arrestimet të mos konsiderohen të ligjshme, duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është numri që shërben për komunikimin me aplikacionin SkyECC. Vetëm këto komunikime janë 20 fashikuj, ndërsa vendimi i gjykatës është me 243 faqe.
Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri, 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.