Ngacmoi seksualisht të miturin, procedohet i moshuari në Vlorë

19 May 2024, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ngacmoi seksualisht të miturin, procedohet i moshuari në Vlorë
Foto ilustruese

Një 64 vjeçar është proceduar penalisht në qytetin e Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një fëmijë të mitur.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin B. S., 64 vjeç, pas një kallëzimi të bërë në drejtim të tij tek blutë e qytetit bregdetar.

Ishte e afërmja e fëmijës ajo që ka denoncuar B.S. se i ka ngacmuar seksualisht nipin e saj, 9 vjeç.


Video