Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, makina përplaset me trafik ndarësen! Drejtuesja në gjendje të rëndë

19 May 2024, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo, makina
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç- Qeparo.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe trafik ndarësja është futur mes për mes mjetit.

Drejtuesja e mjetit si pasojë e përplasjes ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit rreth orës 23:45 minuta. Shkak mendohet shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë.

 


Video