Me urdhër të SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit, kontrolle në kompaninë “Evita” të Klodian Allajbeut

30 January 2026, 14:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me urdhër të SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit, kontrolle në
Klodian Allajbeu

Forca të shumta policie dhe agjentë të BKH kanë zbarkuar prej disa orësh në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Burime për Vox News pohojnë se forcat e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në një firmë tjetër dhe në një banesë në zonën e Selitës në Tiranë.

Mësohet se aksioni është urdhëruar nga prokurorja e Posaçme, Dorina Bejko.

Evita SHPK eshte nje kompani qe ushtron aktivitetin ne fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore.

 


Video