Me ftesë të Macron, Rama dhe Kurti nisen drejt Parisit

8 November 2023, 20:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me ftesë të Macron, Rama dhe Kurti nisen drejt Parisit
Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Kështu, edhe gjatë seancës së nesërme parlamentare, ku do të prezantohet raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë, Rama pritet të mungojë.

Po ashtu, drejt Francës, me ftesë të presidentit Emmanuel Macron do të udhëtojë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.


Video