Dy aksidente në pak minuta në rrugën e Arbrit dhe Sarandë

8 November 2023, 19:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy aksidente në pak minuta në rrugën e Arbrit dhe Sarandë
Aksidenti në Sarandë

Moti i keq dhe pakujdesia e shoferëve në timon duket se janë bërë shkak për një numër të madh aksidentesh të shënuara në të gjithë vendin gjatë ditës së sotme.

Edhe në mbrëmje, aksidente me të plagosur janë shkaktuar në Sarandë dhe në rrugën e Arbrit.

Në hyrje të Sarandës, janë përfshirë në aksident një fugon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet i cili dyshohet se i ka prerë rrugën fugonit. Në komisariat janë  shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (fugoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.

Dy aksidente në pak minuta në rrugën e Arbrit dhe Sarandë
Aksidenti në rrugën e Arbrit

Ndërsa në rrugën e Arbrit aksidenti ka ndodhur në dalje të tunelit numër 3 në fshatin Shkallë të Xibrit.

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.


Video