Rrëzohen kërkesat e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares dhe shuarjen e masave

8 November 2023, 16:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohen kërkesat e Berishës dhe Malltezit për
Jamarbër Malltezi / Sali Berisha

Dy kërkesat e ish-kryeministrit Sali Berisha për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka në seancën ndaj tij në GJKKO dhe ajo për shuarjen e masës “detyrim paraqitje”, janë rrëzuar.

Kërkesa për shuarjen e masës, që sipas avokatëve mbrojtës të Berishës është në shkelje me Kushtetutën, u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka për të cilën avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin.

Gjithashtu, është rrëzuar edhe kërkesa e Jamarbër Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Gjoka.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në vendimin e GJKKO.

Të njëjtën kërkesë për shfuqizimin e masës “arrest me burg” e kishte paraqitur edhe Malltezi, por edhe kjo kërkesë është rrëzuar.

“Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Në dalje për mediat, avokati mbrojtës Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.

“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë e gjykatës. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim sepse këta po i qëndrojnë shkeljes.  Të dyja kërkesat janë rrëzuar, edhe ajo për Jamarbrin”, tha Gjokutaj.


Video