Me Erdogan, apo me Macron dhe BE? Rasti i 32-vjeçares turke vë në dilemë Shqipërinë

7 August 2026, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Me Erdogan, apo me Macron dhe BE? Rasti i 32-vjeçares turke vë

Në Gjykatën e Tiranës u mbajt këtë të premte procesi për caktimin e masës së sigurisë ndaj Julide Yazici, një 32 vjeçare turke e arrestuar me qëllim ekstradimin në Turqi.

Gjykata vendosi ta lejë atë në burg, pasi u arrestua në Rinasd dy ditë më parë (kujtojmë që ajo kishte qenë në Shqipëri edhe një vit më parë).

Yazici është aktiviste, gazetare dhe një person që ka protestuar kundër Erdoganit në Turqi.

Ajo raportohet se ka fituar azil politik në Francë për përndjekje politike në Turqi.

Nëse Shqipëria vendos ta ekstradojë atë në Turqi, 32-vjeçaren e pret burgu.

32-vjeçarja akuzohet në Turqi për mbështetje të terrorizmit.

Yazici kërkohet nga autoritetet turke për të vuajtur një dënim të mbetur prej 3 vjetësh, 5 muajsh e 22 ditësh, nga dënimi me 4 vjet burgim në total, nën dyshimet për dhënie të ndihmës logjistike dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Çdo person që është kundër Erdogan, prej vitesh akuzohet në fakt për terrorizë,.

Ndaj Shqipëria, duhet të mendohet mirë, para se të marrë një vendim.

Aq më tepër, nëse është e vërtetë që ajo ka fituar azil politik në Francë.

Gazetari i njohur Enver Robelli, shkruan se nëse Shqipëria vendos ta ekstradojë atë, do të kishim të bënim me një krim.

“Nëse ka fituar azil politik në Francë, pra në një vend të BE-së, ku Shqipëria dëshiron të anëtarësohet, pra edhe t'i respektojë ligjet, vlerat dhe standardet e BE-së, atëherë ekstradimi i saj në Turqi do të ishte KRIM. Dhe atë: KRIM i shtetit shqiptar.

Frikësohem se servilizmi i paparë i politikanëve shqiptarë, si në të kaluarën edhe tash, mund të ketë pasoja fatale për aktivistë, të cilët në mënyrë paushalle akuzohen për "terrorizëm", pa asnjë fakt”, shkruan ai.

Sipas tij, interesant do të jetë qendrimi i Ambasadës franceze në Tiranë:

“Sidoqoftë, do të ishte interesant të dihet se cili është qëndrimi i Ambasadës së Francës në Tiranë ndaj këtij rasti”.

Deri më tani, kjo Ambasadë nuk ka bërë asnjë reagim.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016


Video