“Më dhunuan në automjetin e policisë”, protestuesi: Më goditi një person pa uniformë

5 July 2026, 21:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më dhunuan në automjetin e policisë”, protestuesi:
Arbër Lleshi

Një nga të shoqëruarit, Arbër Lleshi, pretendon se është dhunuar në automjetin e policisë gjatë shoqërimit nga Parlamenti në Komisariat.

Duke folur nga protesta e sotme përballë Kryeministrisë, Lleshi tha se ndërsa ishte i prangosur një person pa uniformë në makinën e policisë e godiste me grushte në fytyrë. 

“Dhuna policore e ushtruar mbi bashkëaktivistët dhe bashkëprotestuesit është e paprecedentë. Unë mund t’ju deklaroj personalisht se jam dhunuar brenda automjetit të policisë, gjatë udhëtimit nga Parlamenti deri te Komisariati i Policisë. Me këtë s’dua të viktimizohem, sepse me praninë tuaj ndihem më i fortë se kurrë. Një person me duart e prangosura mbrapa, që goditet në fytyrë, 30 herë, nga një person pa uniformë, i paidentifikuar, në prezencë të dy efektivëve me uniformë, në sediljen e parë të policisë, është torturë”, u shpreh Lleshi.

 

 


Video