Mbyllet pa incidente procesi i votimit në Kukës, pritet nisja e numërimit

24 September 2023, 19:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbyllet pa incidente procesi i votimit në Kukës, pritet nisja e
Zgjedhjet në Kukës

Ka përfunduar pa incidente procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Procesi ka kaluar në qetësi, pavarësisht një denoncimi në orët e para të mëngjesit, se drejtorë dhe eksponentë socialistë po qëndronin jashtë një qendre votimi.

Megjithatë gjerësisht në qendrat e votimit në Kukës, nuk është raportuar për prani të përfaqësuesve politikë të PS, me përjashtim të kandidatit socialist i cili është parë në qytet me stafin e tij.

Në garë për bashkinë e Kukësit janë Emri Vata i ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Albert Halilaj i PS-së.

Tashmë ka nisur grumbullimi i kutive të votimit dhe shumë shpejt pritet të nisë edhe numërimi.


Video