Konfrontohen dy persona në Laprakë, njëri rezulton se është polic

24 September 2023, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konfrontohen dy persona në Laprakë, njëri rezulton se
Foto ilustruese

Dy persona janë konfrontuar me njëri-tjetrin ditën e sotme në Laprakë, dhe kanë kundërshtuar forcat e policisë teksa kanë tentuar t’i ndalojnë.

Policia thotë se efektivët që i kanë ndaluar, kanë vënë re se njëri prej tyre kishte një çantë me një send që dyshohej të ishte pistoletë.

Menjëherë janë kërkuar ndihmë shtesë, dhe pas ndalimit të dy personave, ka rezultuar se njëri është polic në Vlorë.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sqarim i DVP Tiranë:

Më datë 24.09.2023, në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë, rreth orës 12:30, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", kanë konstatuar dy shtetas duke debatuar me njëri-tjetrin, dhe njëri prej të cilëve mbante një çantë, në dukje me një send në formën e armës së zjarrit.

Shërbimet e Policisë janë afruar dhe kanë kërkuar nga dy shtetasit që të identifikoheshin, por dy personat kanë refuzuar të përgjigjen, dhe kanë kundërshtuar me fjalë dhe fizikisht punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këto rrethana, shërbimet e Policisë kanë kërkuar mbështetje dhe më pas është bërë shoqërimi i tyre në komisariat. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasit quhen L. M., dhe R. M., (shtetasi R. M. është punonjës Policie në DVP Vlorë).

Për ndjekjen e mëtejshme të këtij rasti është duke kryer veprime AMP.


Video