Alma Kaçi e njohur për video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në një intervistë për emisionin 'Breaking' nga Denisa Ruzi në Top News, bëri një deklaratë të fortë.
Kaçi tha për Top News se një ish-drejtor ALUIZN-i në Durrës të dashurat e veta i ka patur sekretare aty, ndërkohë që ka qenë dhe me precedent penalë dolën në arrest shtëpie dhe sot i ke drejtoresha në Tiranë.
Gazetarja: E ke theksuar disa herë se ishte një vetësakrifikim kjo video nga ana jote që të demaskohen të gjithë pushtetarët që abuzojnë me pushtetin dhe që kryejnë ngacmime seksuale në zyrë.
Megjithatë sot që bën një balancë a ja vlejti ky sakrifikim, në kushtet kur një grua, një nënë sheh njëhermë shumë interesin e fëmijës së saj sesa interesin publik?
Alma K: Ja vlejti, si Safeti mund të them që ka qindra. Por nuk mund të them se janë kryetarë bashkie, janë nëpër institucione të ndryshme, ke ish-drejtor ALUIZN-I në Durrës që të dashurat e veta i kanë patur sekretare aty, ndërkohë me diploma të blera tek “Vitrina” që ka qenë universiteti në atë kohë, ndërkohë që ka qenë dhe me precedent penalë dolën në arrest shtëpie dhe sot i ke drejtoresha në Tiranë.
Video e marrë nga Top News emisioni Breaking:
Dmth që këto abuzime ndodhin por me këto gjëra le të merret SPAK, sepse ka plot të tilla. Por, sakrifica, është dicka nëse nuk do të arrihej kjo video, do të dilte Alma me fjalë goje do të thonte që Safeti bën kshu kshu në zyrë, asnjë s’do ta besonte.