Mbetjet e një droni rus Gerbera u zbuluan sot në një plazh pranë Ventpils, në Letoninë qendrore. Forcat e Armatosura Letoneze njoftuan se një inspektim i mbetjeve konfirmoi se ishte një avion i përdorur nga ushtria ruse dhe nuk mbante eksplozivë.
"Nga informacioni që kemi aktualisht në dispozicion, duket se droni mbërriti nga deti. Detaje të mëtejshme do të jepen pas përfundimit të hetimeve që filluan sot", tha Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, duke specifikuar se ministritë e mbrojtjes të vendeve të tjera në rajon janë informuar për incidentin për të koordinuar çdo përgjigje të përbashkët.
Ky është rasti i tretë brenda pak javësh, pas më shumë se 20 dronësh rusë që u rrëzuan brenda territorit të Polonisë, dhe një droni rus që fluturoi në hapësirën ajrore të Rumanisë për mbi 20 minuta, përpara se të rrëzhohej.