Mbërritja e anijes 'Libra' në Shëngjin, Policia: Kemi marrë të gjitha masat për sigurinë dhe procedurat e përshpejtuara kufitare

16 October 2024, 08:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbërritja e anijes 'Libra' në Shëngjin, Policia: Kemi
Policia e Shtetit

Edhe Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas mbërritjes dhe ankorimit të anijes italiane "Libra" në Portin e Shëngjinit sot, në bordin e të cilës gjenden emigrantët e parë nga marrëveshja Shqipëri-Itali, mes kryeministrave Rama-Meloni.

Policia e Lezhës konfirmon se janë marrë të gjitha masat për sigurinë dhe "zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare".

Emigrantët pas procedurave paraprake dhe kontrollit, do të dërgohen në kampin e ngritur në Gjadër.

"Në portin e Shëngjinit u ankorua anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, të cilët pas procedurave të verifikimit do të akomodohen në kampin e ngritur në Gjadër, Lezhë. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për sigurinë dhe për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare", thuhet në njoftimin zyrtar.

 


Video