Masakrohet me mjete të forta mjeku në Gramsh, prej 3 ditësh i shtruar në spitalin e Traumës (Emri)

2 December 2022, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Masakrohet me mjete të forta mjeku në Gramsh, prej 3 ditësh i

Mjeku i familjes, Vladimir Shuli është rrahur nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij. Pas goditjes, mjeku ka mundur të telefonojë të afërmit.

Dera e banesës është hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët dhe kanë gjetur mjekun pa ndjenja. Shuli është dërguar në spitalin e Gramshit, por për shkak të gjendjes së rënduar, mjeku është transferuar në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi ditën e martë, më 29 nëntor.

Njoftimi

Mbrëmjen e datës 30 nëntor, është dërguar nga familjarët, në spitalin e Gramshit, për ndihmë mjekësore, pasi ishte dëmtuar në fytyrë, shtetasi V. Sh., 60 vjeç, me detyrë mjek. Nga veprimet paraprake hetimore, u konstatua se ky shtetas vuante nga probleme shëndetësore (hipertension).

Në vijim të hetimeve të thelluara për këtë rast, Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar dhe ka referuar materialet në Prokurori, për ta, pasi dyshohet se kanë goditur shtetasin V. Sh. Për të ruajtur konfidencialitetin e hetimeve që po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera.


Video