Masakra në Fushë Krujë/ Tre të vrarët varrosen pranë njëri-tjetrit, personazhe VIP në funeral (Video)

19 July 2022, 10:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra në Fushë Krujë/ Tre të vrarët varrosen
Brilant Martinaj, Besmir Hosha dhe Dikler Vata

Ditën e djeshme u është dhënë lamtumira e fundit tre shokëve të vrarë në Fushë-Krujë. Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata janë përcjellë për në banesën e fundit, në pak orë diferencë nga njëri tjetri, në të njëjtin fshat.

Detje të reja nga ceremonia mortore ku kanë qenë të pranishëm shumë persona, mes tyre edhe personazhe VIP të njohur.

Kujtojmë se të tre viktimat po udhëtonin me një makinë Volkswagen Passat dhe në mbikalimin e Fushë Krujës atyre ju bë pritë nga një makinë tjetër që po udhëtonte përballë tyre.

Autorët hapën breshëri me kallashnikov duke gjuajtur mbi 60 plumba. Dyshohet të kenë qenë 4 autorë, 3 në rolin e ekzekutorit dhe 1 shofer i mjetit.

Hetuesit mendojnë se shënjestra ka qenë Brilant Martinaj. Dikler Vata arriti të dilte nga mjeti, por u qëllua në distancë të afërt sërish nga vrasësit duke e lënë të vdekur në vend.

 

 


Video