Miqtë e Brilant Martinajt premtojnë hakmarrje: Na kanë vrarë vëllain (VIDEO)

18 July 2022, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Miqtë e Brilant Martinajt premtojnë hakmarrje: Na kanë vrarë
Brilant Martinaj

23-vjeçari Brilant Martinaj, i cili u ekzekutua mesditën e djeshme tek mbikalimi i Fushë Krujës duket se ka patur rreth të gjerë shoqëror. Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet për ndarjen e tij nga jeta, ku nuk mungojnë as personazhet publikës.

Në një video që po qarkullon në rrjet nga miqtë e 23-vjeçarit, premtohet se do të merret hak për Brilant Martinajn.

"Unë nuk e kam vrarë për qejf atë njëri, ia ma ka vrarë vëllain. Edhe unë jam betu se derisa ta marr hakun kurrë nuk kam me qesh. Por edhe pasi e vrava buzëqeshja nuk mu kthye. Me fal gjakun është burrni, me rujt gjakun e falur është më zor sesa me e marrë,"-dëgjohet në një prej audiove të nxjerra nëpër rrjetet sociale.

Brilant Martinajt, djali i xhaxhait të Ervis Martinajt, iu bë atentat mesditën e djeshme tek mbikalimi i Fushë Krujës, ku u ekzekutua së bashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën.


Video