Aksident fatal, humb jetën shqiptari (EMRI)

18 July 2022, 18:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident fatal, humb jetën shqiptari (EMRI)
Foto ilustruese

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një shqiptar. 

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 34-vjeçari Ilsjan Demko, i cili  banonte në Siracusa.

Duke udhëtuar me mjetin e tij, ai është përplasur me një kamion. Dyshohet se shkaku i aksidenti ka qenë shpejtësia shumë e lartë me të cilën po udhëtonte Demko.

Si pasojë e përplasjes, shqiptari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.


Video