Atentati me tre të vdekur/ Gjendet një tjetër makinë e djegur në Bubq

18 July 2022, 14:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati me tre të vdekur/ Gjendet një tjetër makinë e
Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj

Një tjetër makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në zonën e Bubqit e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të ditës së djeshme në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku humbën jetën tre persona, Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Policia shkruan se mjeti tip “Volksvagen” është gjetur i shkrumbuar rreth orës dy të mëngjesit të sotëm.

Dyshohet se kjo është makina e dytë që është përdorur nga autorët e masakrës së ditës së djeshme ku rreth orëve të drekës ekzekutuan me 90 plumba tre të rinjtë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volkswagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 


Video